Vrau tre vajzat e saj, lihet në burg 33 vjeçarja greke

Vrau tre vajzat e saj, lihet në burg 33 vjeçarja greke

113
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë nga mediat greke, pas dëshmisë së 33-vjeçares greke Roula Pispirigou dhe transportimin e saj drejt qelisë pas vendimit të Gjykatës për ta lënë në paraburgim.

Roula, e cila akuzohet se ka vrarë tre vajzat e saj të mitura në mënyrë çnjerëzore, duke u injektuar doza ketamine, pasi është futur në qeli është parë të godasë kokën në mur.

Sipas informacioneve të transmetuara nga televizioni” Alpha”, 33-vjeçarja nga Patra, është parë tejet e nervozuar brenda katër mureve duke mos mundur ta mbajë dot veten në kontroll.

Sakaq, 33-vjeçarja u transportua në ambientet e paraburgimit të Eleonës, për shkak se kur u transportua në burgun e Korydalos, të burgosurit e tjerë kanë reaguar tepër të frustruar dhe autoritetet i janë frikësuar ndonjë sulmi të mundshëm.

Roula Pispirigou do të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm, në një qeli të izoluar të ngritur posaçërisht për t’u mbrojtur nga të burgosurit e tjerë në repartin e burgut të grave.

Po ashtu sot në mediat greke ka qarkulluar dhe një dëshmi e një ish-të dashuri të Roulës, i cili ka deklaruar se pas ndarjes se tyre, ajo ka goditur kokën në hekurat rrethues të një fushe sporti për të tërhequr vëmendje ose për të dëshmuar më pas në polici se ishte ai që e kishte dhunuar.

Mësohet se tashmë do të jenë mjekët psikiatër që do të “marrin në dorë” 33-vjeçaren greke.

S'KA KOMENTE