Vrau me thike në gjumë vajzën teksa flinte, dalin pamjet kur familjarët...

Vrau me thike në gjumë vajzën teksa flinte, dalin pamjet kur familjarët sulmojnë burrin vrasës të Anisa Shehut

1248
SHPËRNDAJE

Është sulmuar prej të afërmve të viktimës Anisa Shehu, bashkëshorti vrasës, Florand Shehu. Ngjarja ndodhi paraditen e së martës, në kohën që vrasësi u dërgua në gjykatë për masën e sigurisë, nën akuzat e vrasjes me paramendim dhe përdorimin e armëve të ftohta.

Mësohet se autori i vrasjes makabre të disa ditëve më parë,u godit dhe sulmua prej të afërmve, të cilët përdorën ndaj tij grushte, gurë dhe disa shishe uji.

Policia reagoi menjëherë duke e larguar autorin e vrasjes dhe ndaloi disa familjarë të viktimës. Ndërkohë autori ka pranuar përpara hetuesve se e vrau viktimën në kohën që ajo flinte.

Sipas tij, ajo kishte tentuar të mbrohej, por autori i kishte mbyllur gojën me të dyja duart pasi më parë e kishte goditur dy herë me një thikën që kishte marrë enkas për këtë qëllim nga kuzhina e restorantit që kishte në pronësi të tij.

Ndërkohë, burime nga prokuroria e Athinës, i thanë TCH, se gjatë ditëve në vazhdim, prokurori i posaçëm për të miturit, pritet të vendosë edhe lidhur me fatin e fëmijës së çiftit.

Sipas këtyre burimeve, do të vendoset se kush do të marrë kujdestarinë e djalit 10 vjeçar të familjes.
Kërkesë për kujdestarinë ka bërë familja e Anisës, prindërit e së cilës kanë kërkuar të jenë ata që do të kujdesen për rritjen dhe shkollimin e tij.

Ky vendim me gjasa do të merret brenda muajit shtator, për shkak se gjykatat greke nuk funksionojnë gjatë muajit gusht.

S'KA KOMENTE