Vrau me çekiç gruan e tij në sy të fëmijëve, prokuroria italiane...

Vrau me çekiç gruan e tij në sy të fëmijëve, prokuroria italiane mbyll hetimet për shqiptarin

169
SHPËRNDAJE

Durina Alla, një shtëpiake dhe nënë e dy djemve të moshës 13 dhe 10 vjeç, vdiq në prill të vitit të kaluar, e goditur rëndë nga goditjet e shumta me çekiç, të cilat i thyen kafkën. Ajo u godit për vdekje nga i shoqi, ku edhe pse ishte e shtrirë në tokë pa mundur të mbrohet, babai i fëmijëve të saj vijonte ta godiste.

Ditët e para të marsit, më pak se një vit pas atij krimi të tmerrshëm që ndodhi në shtëpinë e Pove del Grappa, bashkëshorti i saj, shqiptari Gezim Alla, pranoi menjëherë fajin dhe thirri karabinierët. Tashmë ai do të duhet të paraqitet në seancën paraprake. Zëvendësprokurorja Alessia La Placa, e cila javët e fundit kishte mbyllur hetimet paraprake, ka kërkuar tashmë gjykimin për muratorin.

Marrja në pyetje

Burri, ditët e fundit, ishte marrë në pyetje nga prokurori publik për të shpjeguar qëndrimin e tij , për të sqaruar sesi në kokën e tij i ishte fshirë një pjesë e kujtimeve të asaj të diele të mallkuar, 18 Prill 2021, e cila tronditi jetën e familjes së tij. Duke filluar nga fëmijët e tij të mitur, me të cilët nuk ka më kontakte.

“E di që po shtroja një tavolinë në garazh”, shpjegoi muratori, i burgosur në Vicenza, i cili kujton diskutimin e shumëfishtë që pati me gruan e tij, një bashkatdhetare 39-vjeçare, atë të dielë.

Një grindje “për çështje që lidhen me marrëdhëniet e tyre martesore”. “Më tha se jam mbeturinë, plehër dhe më pështyu, nuk mund të fokusohem nëse ishim në garazh apo në kuzhinë, sigurisht ajo që ndodhi më pas më është hequr nga mendja, është fshirë nga mendja”, tha 51- vjeçari. Avokatja e tij ka kërkuar, por ky hap nuk u lejua.

I akuzuar për vrasje me dashje

Burri përballet me një dënim të rëndë: do t’i përgjigjet vrasjes me dashje, sepse e ka goditur shumë herë gruan e tij “me çekiç marangozi”. Prokuroria tregoi gjithashtu rrethanat rënduese të veprimit ndaj gruas së tij dhe me mizori , për shkak se e kishte goditur në kokë “me dhunë dhe disa herë” edhe kur ajo ishte në tokë “e paaftë për të mbrojtur veten” dhe gjithashtu se e kreu krimin ndërsa fëmijët ishin në shtëpi dhe për këtë arsye mund të dëgjonin se çfarë po ndodhte. Fëmijë të cilët me një avokat të caktuar si kujdestar, tashmë janë dëgjuar në një seancë të mbrojtur më parë, për të kristalizuar deklaratat e tyre.

Vrasja

Ditën e vrasjes në shtëpinë e Pove, dy djemtë, dëgjuan britmat e nënës së tyre poshtë (ulërimat u dëgjuan edhe nga fqinjët), të frikësuar, ishin strehuar në dhomë me këshillën e një kushëriri. . Kur karabinierët mbërritën në shtëpinë ku familja jetonte prej katër vitesh, nuk kishte më asgjë për të bërë për amvisen. Një krim i pranuar menjëherë nga kryefamiljari . “E godita gruan, ndoshta ka vdekur”, kishte thënë ish-polici në telefon me 112, pasi kishte sulmuar nga pas partneren në atë cep të kuzhinës ku gruaja kishte kërkuar strehë.

S'KA KOMENTE