Vrau kushëririn për pronën, gjykata lë në burg 47-vjeçarin

Vrau kushëririn për pronën, gjykata lë në burg 47-vjeçarin

519
SHPËRNDAJE

47-vjeçari Kastriot Hasalla, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla, plagosjen e babait të viktimës dhe dy vëllezërve të tij do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve. Kështu ka vendosur gjykatësja Miranda Nakaj pasi dëgjoi akuzën e përfaqësuar nga prokurorja Merita Selimi dhe palën mbrojtëse të përfaqësuar nga avokati Ilir Dervishi. 

Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në policia pak ditë pas ngjarjes, duke pranuar autorësinë për vrasjen e Romeo Hasallës dhe plagosjen e Shuaip, Laert dhe Emiljano Hasallës. 

Avokati Ilir Dervishi tha se pala mbrojtëse ka kërkuar klasifikimin e veprës penale vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, jo në rrethana cilësuese.
Ai u shpreh se Kastriot Hasalla ka shfaqur pendesë dhe ka pranuar krimin. 

“Klienti im shprehu pendesë dhe pranoi krimin, djali dhe vëllai i tij janë të pafajshëm”, tha avokati Dervishi. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 29 korrikut në fshatin Garunjas ku pati një konflikt për një sipërfaqe toke. Pasditen e ditës së krimit u arrestuan nga policia, vëllai i Kastriotit, Afrim Hasalla dhe djali Marjus Hasalla. 

Romeo Hasalla kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familjet ishin në konflikt të vjetër për pronën teksa rezulton se viktima me autorët ishin kushërinj të largët.

S'KA KOMENTE