Vrau babane ne Mallakaster, 37 vjecari nuk shfaq pendese apo keqardhje

Vrau babane ne Mallakaster, 37 vjecari nuk shfaq pendese apo keqardhje

571
SHPËRNDAJE

37-vjeçari Mariglen Muhametaj, që vrau babanë e tij në Greshicë të Mallakastrës, nuk ka treguar shenja pendese.

Burime nga policia e Ballshit, ku ka qëndruar për pak kohë Mariglen Muhametaj,  bëjnë me dije se gjatë qëndrimit për pak kohë në qeli, ai nuk ka shfaqur shenja pendese.

Autori madje ka riprodhuar gjithë skenën e krimit paqësisht para ekspertëve të policisë, si të ishte një ngjarje e zakonshme.

Muhametaj nuk ka shprehur shenja keqardhje për vrasjen e të atit të tij, gjë që ka treguar edhe njëherë probleme të shëndetit të tij mendor.

Aktualisht Mariglen Muhametaj është në pritje të masës së sigurisë për veprën penale ” vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Greshnicë në të Mallakastrës, ku dyshohet se Mariglen Muhametaj vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilat ishte kuruar edhe më parë.

Në një konflikt me të atin në banesën ku jetonin, 37-vjeçari goditi 73-vjeçarin me sende të forta në kokë. Si pasojë e dëmeve të marra Qemal Muhametaj ndërroi jetë ndërsa autori u arratis menjëherë nga vendngjarja.

S'KA KOMENTE