Vrau 4 anëtarët e familjes shqiptare në Greqi, prangoset autori

Vrau 4 anëtarët e familjes shqiptare në Greqi, prangoset autori

465
SHPËRNDAJE

Policia greke ka arritur që të arrestojë autorin e dyshuar si ekzekutori i katër pjesëtarëve të familjes shqiptare në Andravidha të Pyrgosit 3 ditë më parë.

Autoritetet greke kanë bërë me dije se ka qenë një patrullë e saj që ka identifikuar fillimisht atë dhe më pas i është vënë në ndjekje në zonën e Pyrgosit.

Mediat vendase shkruajnë se ai u ndoq në distancë për rreth 120 km dhe në momentin që automjeti i tij iu afrua qytetit të Patras, dhjetëra forca policie që po e prisnin, mundën ta ndalojnë.

Vlen të përmendet se ka qenë një forcë e armatosur mirë e policisë helene që bëri ndalimin e tij, pasi sipas autoriteteve greke, 60 vjeçari paraqiste rrezik të lartë pasi qarkullonte i armatosur.

Ai u dërgua në drejtorinë e policisë të Ahaias dhe pritet të merret në pyetje. Vrasja e familjes shqiptare në Andravidha ka shokuar mbarë opinionin grek.

S'KA KOMENTE