Vrau 3 gra sot në Tiranë/ Reagon Gjykata e Apelit: Ne nuk...

Vrau 3 gra sot në Tiranë/ Reagon Gjykata e Apelit: Ne nuk e kemi liruar

603
SHPËRNDAJE

Dan Hutra duhet të ishte në burg, por në fakt sot me lirinë e tij u mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera pa mëshirë. Por në fakt drejtësia e la jashtë të lirë, edhe pse në të shkuarën e tij kishte kryer krime makabre, si përdhunimin e kunatës së tij, pengmarrje, dhunë dhe vrasjen e gruas së tij të parë me thikë në zemër. Kur duhet të ishte pas qelisë për të vuajtur dënimin e tij, edhe kur Gjykata e Tiranës e po ashtu ajo e Apelit nuk pranouan t’ia ndryshonin masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ai sërish ishte i lirë. Për arsye që ende nuk dihen. Gjykata e Apelit sot është mjaftuar me njoftimin se kishin rrëzuar kërkesën e itj për të dalë, duke u shprehur se nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur në shkallët e tjera të gjyqësorit. Por pak është e sigurtë, diçka nuk ka funksionuar dhe si pasojë 3 grave iu mor jeta.

NJOFTIM PËR MEDIA

Referuarinteresimittëmediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit GjyqësorTiranë, kazhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetimshtetasitme iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale“Dhunë në familje”,  parashikuar nga neni  130/a tëKodit Penal.

Me vendiminnr. 555/1Akti, datë 09.01.2023Gjykata e RrethitGjyqësorTiranë, vendosi:

  • Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

 Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra,i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë“detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm,nuk ka informacion.

Tiranë, 01.03.2023

 GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

S'KA KOMENTE