Vrasje me arme zjarri e nje 45-vjeçari, arrestohet i dyshuari

Vrasje me arme zjarri e nje 45-vjeçari, arrestohet i dyshuari

637
SHPËRNDAJE

Një 45-vjeçar me inicialet Y.XH, është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të marte në Peqin, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Burime të konfirmuara raportojnë se policia ka arrestuar autorin e vrasjes, një 40-vjeçar me inicialet L.B.

Sipas Policisë autori u ndoq dhe u lokalizua pas ngjarjes, dhe u arrestua, ndërsa me vete iu gjet dhe arma e krimit.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

S'KA KOMENTE