Vrasje e trefishtë, dhëndri vrau vjehrrin, vjehrrën dhe veten

Vrasje e trefishtë, dhëndri vrau vjehrrin, vjehrrën dhe veten

969
SHPËRNDAJE

Kjo është shtëpia e familjes së Bujar Matës në Unazën e Re në Tiranë kubjanë gjetur të ekzekutuar me armë i zoti i shtëpisë Bujar Mata dhe gruaja e tij j Xhevaire Mata nga dhëndri i tyre Majlind Lala. Lala nuk ka qënë i celebruar me vajzën e çiftit të vrarë.

Vrasja ndodhi rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit Bujar Mata, 63 vjeç dhe Xhevaire Mata, 52 vjeç

Policia e ka gjetur poshtë ballkonit të banesës së Bujar Matës, dhëndrin e plagosur rëndë, Majlind Lalën, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, por ka ndërruar jetë.

Policia u njoftua nga fqinjët.

Ka pasur një debat midis dhëndrit dhe prindërve të gruas së tij që ka çuar në vrasje.

Mësohen disa fakte të reja lidhur me vrasjen e trefishtë që tronditi sot kryeqytetin. Debati i ashpër që ka shpërthyer midis dhëndrit Majlind Lala dhe prindërve të gruas së tij, Nevila Matës, ka pasur të bëjë me fëmijën e vetëm, vajzën e vogël të çiftit, që ishte me nënën e saj në Suedi.

Majlind Lala dhe Nevila Mata kishin disa muaj që jetonin në Suedi, por pak ditë më parë, Lala ishte kthyer prej andej, kurse e shoqja jo. Kësisoj, i ati kërkonte fëmijën e tij.

Nuk dihen ende rrethanat pse çifti nuk vazhdoi të ishte bashkë edhe në kthim nga Suedia.

Nevila Mata kishte punuar psikologe në disa OJQ në Tiranë.

Majlind Lala sot në mëngjes shkoi në shtëpinë e prindërve të saj në afërsi të Astirit në Tiranë dhe ekzekutoi me pistoletë prindërit e nuses, Bujar dhe Xhevahiren Matën.  Vjehrri është vrarë në dhomën e ndenjes, kurse vjehrra në korridor, teksa vraponte për të ikur.

Dhëndri më pas ka  tentuar  të vetëvritej me thikë dhe është hedhur nga ballkoni. Ai u gjend i lënduar rëndë poshte ballkonit dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

S'KA KOMENTE