Vrasja seriale e shqiptarëve në Greqi, dyshimet per autoret e mundshem

Vrasja seriale e shqiptarëve në Greqi, dyshimet per autoret e mundshem

339
SHPËRNDAJE

Prej ditësh seriali i vrasjeve ndaj shqiptarëve në Greqi është kthyer në qendër të vëmendjes në shtetin fqinj. ‘Ujërat’ u trazuan sërish nga vrasja e 18 majit ne Nea Smyrni ku u ekzekutuan Kreshnik Cercizaj e Armando Ogranaja dhe nga kontrolli i befasishëm i forcave speciale greke EKAM në burgun e Hanias, ku mes të tjerave u kontrollua dhe qelia e Klodian Lekocajt, i ashtuquajtur Kreu i “Mafies së burgjeve”. 

Seriali gjakatar i vrasjeve nisi në mes të viteve 2000 e që çdo vit që kalon, akoma më shumë ngjarjet lidhen me njëra tjetrën për shkak se seriali, dëshmitë e përgjimet plotësojnë “puzzle-in” e misterit të frikshëm. Pak orë më parë ne mediat ne Shqiperi eshte zbuluar një dëshmi lidhur me vrasjen e Ari Papës nga Saranda, ekzekutorin e të cilit policia greke po e heton nëse ka lidhje dhe me vrasjen e para dy javëve. Ndërkohë, një gardian grek deklaroi para gjykatës se Arin ka dashur ta vrasë në burg edhe Klodian Lekocaj. Investigimi vazhdon me një tjetër vrasje, atë të të 8 qershorit 2008, të 22-vjeçarit shqiptar Elvis Bogdani.

Në fakt Bogdani është viktimë e një seriali vrasjesh, konkretisht 11 të tilla dhe 13 tentativa të ndodhura në 2007-2008 dhe për të cilat u shkatërrua një grup kriminal shqiptar i përbërë nga Dashamir Kasemi, Kreshnik Kasemi, Roland Cara dhe Bledar Ahmetaj, si pjesëmarrës në këtë konflikt mes grupeve shqiptare që la pas dhjetëra viktima. Seriali duket se nuk ka fund, pasi në maj 2021 u vra në Athinë sarandioti Ari Papa, pjesë e këtij grupi, i cili i kishte shpëtuar 3 atentateve të mëparshme. Ndërkohë, “BalkanWeb” sjell sot dëshminë e një të penduari shqiptar, dhënë në vitin 2014, i cili merr përsipër autorësinë e vrasjes së Elvis Bogdanit në 2008 duke shfajësuar Dashamir Kasemin dhe duke akuzuar Klodian Lekocajn.

Shqiptari që thuhet se është 38 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka deklaruar: “Viktima jonë e radhës mbërriti në pikën ku e pritëm gjysmë ore me një Audi. Ai parkoi m’u para nesh. Të afërmit e tij femra kanë dalë fillimisht dhe janë larguar 15 metra nga makina dhe më pas ka dalë Visi. Më pas qëlluam të dy me kallashnikov. I kemi qëlluar shumë plumba, nuk mbaj mend sa. Visi ra aty, pranë makinës së tij. Pastaj bashkëpunëtori im shkoi me Tokarev dhe e qëlloi në kokë. Nuk e mbaj mend sa herë ndërsa ishim duke pirë disa pije me bashkëpunëtorin tim Ari, ai u hap dhe më tha se kishte një çështje të rëndë me një mik të tij. Ai kishte kryer disa grabitje me të dhe nuk i kishte dhënë pjesën e tij. Po flasim për shumë para. Në një grabitje kanë marrë 350 mijë euro. Informacioni për grabitjet është dhënë nga Klodian Lekocaj dhe duhej të merrte edhe ai një pjesë, por nuk kishte marrë asgjë. Ai më tha se Klodiani dhe Ari donin të vrisnin shokun e tyre”.

Kujtojmë se në gjyqin që u bë ndaj bandës së Dashamir Kasemit në fund te viteve 2000, ky i fundit mes të tjerash deklaroi: “Më akuzojnë padrejtësisht. Kam përshtypjen se përfshirjen time e ka bërë Klodjani, i cili ka dhënë… 74 informacione në polici për të dalë nga burgu!”.

/BalkanWeb/

S'KA KOMENTE