Vrasja e te riut nga Mallakastra ,gjykata jep vendimin për vëllezërit Kusi

Vrasja e te riut nga Mallakastra ,gjykata jep vendimin për vëllezërit Kusi

2067
SHPËRNDAJE


Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët akuzohen për vrasjen e të riut Indrit Çela, i njohur ndryshe si tekniku i kondicionerëve

Mësohet se gjykata ka vendosur 12 vite burg për Griseldo Kusin dhe 2 vite burg për vëllain Albano Kusi, të cilët akuzohen  për vrasjen e Çelajt më 22 gusht 2019 pas një konflikti të çastit për rrjedhjen e ujit të tubit të kondicionerit tek biznesi i babait të tyre, Bujar Kusi.

Kujtojmë se 26-vjeçari nga Mallakastra punonte si teknik kondicionerësh në Tiranë. Ai kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionimit. 

Por pas një konflikti banal për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Së bashku me vëllain, Albanon dhe dy shokë, ata u munduan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen e rëndë

S'KA KOMENTE