Vrasja e Shkëlzen Kastratit ne Fier , gjykata le në...

Vrasja e Shkëlzen Kastratit ne Fier , gjykata le në burg te arrestuarin Albert Zaja

1162
SHPËRNDAJE

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Albert Zajën, të arrestuarin për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt.Para trupit gjykues Albert Zaja nuk ka pranuar autoresine e krimit ndersa ka dhene si alibi disa vendodhje , nje prej te cilave ne Vlore ne diten e krimit me makine e nje shoku. Zaja gjithashtu ka kerkuar dhe nuk ka pranuarqe mos te shkoje ne burgun e Fierit pasi eshte i frikesuar nga cfare mund te ndodhe aty per shkak se familja e viktimes eshte nga Fieri. Pavaresisht kerkeses se autorit ai eshte derguar ne burgun e sigurise se larte ne Fier.

Si pjesë e një operacioni top sekret, RENEA ka arrestuar pasditen e të dieles Albert Zajën, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në qytetin e Fierit. Me heret ne diten e sotme Zaja ka mberritur ne Gjykaten Fier nen masa te forta te FNSH dhe te policise se shtetit. Ai ka dale para trupit gjykues ku eshte njohur me masen e vleresimit te sigurise.
Per autorin e arrestuar dhe 3 te tjere te shpallur ne kerkim Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa eshte dhene masa e arrestit me burg ne mungese. Seanca e sotme drejtohej nga Gjyqtare Adelina Zarka dhe Prokurore Elida Hoxha e cila ka kerkuar arrest me burg per autorin.

Mesohet se Zaja është arrestuar në zonën e Niktës dhe mësohet se ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit. Megjithatë ai nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave RENEA.

Gjithashtu mësohet se policia është në kërkim të tre të dyshuarve të tjerë të kësaj ngjarje, të cilët janë Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa. Raportohet se edhe pse policia ka zhvilluar disa heë aksione për arrestimin e tyre, ende nuk dihet asgjë për ta. Dyshohet se autorët janë larguar drejt një vendit të Bashkimit Evropian.

S'KA KOMENTE