Vrasja e rojës në Fier,policia kriminale rikthehet në vendngjarje

Vrasja e rojës në Fier,policia kriminale rikthehet në vendngjarje

748
SHPËRNDAJE

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe u duk se policia i kishte marrë të gjitha provat në vendngjarje pas largimit të saj, në këto momente janë rikthyer forcat e policisë dhe asaj kriminale në vendin ku u gjet trupi i pajetë i viktimës Petraq Gjika, 67 vjeç. 

Forca të shtuara policie po rishikojnë vendin ku u gjet trupi i pajetë, midis tyre edhe ekspertë të policisë kriminale. Mesohet se policia po kontrollon sërish në koshin e mbeturinave, në kabinë dhe në zonën përreth.Policia u largua rreth 1 orë më parë, duke e lëne vendngjarjen të lirë por mesa duket, detaje të munguara kanë bërë që ekspertët të rikthehen në vendin e ngjarjes.

S'KA KOMENTE