Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, arrestohet autori i dyshuar

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, arrestohet autori i dyshuar

395
SHPËRNDAJE
Pashko Ujka

Arrestohet shtetasi Kristjan Kelmendi, 20 vjeç, i dyshuar per vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. 

Mesohet se 20 vjeçari dyshohet se ka shenja baruti ne duar dhe gjithashtu dyshohet per nje borxh te pashlyer te ish deputetit ndaj 20 vjeçarit per nje apartament. Policia dhe prokuroria vijojne hetimet.

Dyshohet se shtetasi Kristjan Kelmendi, që është ndaluar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes mendohet se kohët e fundit ka patur një konflikt me viktimën për një borxh. 

Sipas burimeve policore, Pashko Ujka, i ka shitur para pak vitesh një shtëpi. Ajo banesë në kohë kur jetonin familjarët e ish-deputetit është përfshirë nga një zjarr dhe aty ka humbur jetën një prej familjarëve dhe në këtë mënyrë ish-deputeti ka vendosur që ta shesë.

Blerësi është shtetasi Kristjan Kelmendi, i cili ka patur për ti dhënë një shumë prej 30 mijë eurosh ish-deputetit për ky i fundit, në atë kohë i ka thënë nuk i dua ato para duke qenë se aty ka humbur jetën një familjar. Pas kësaj historie, kohët e fundit viktima për shkak të problemeve ku dyshohet se është futur me borxhe të pashlyera ka telefonuar 20-vjeçarin i cili ndodhej në ai Itali duke i kërkuar që ti japë shumën prej 30 mijë eurosh. 20-vjeçari ka kundërshtuar duke thënë se ai është një bisedë e mbyllur mes tyre por sipas dyshimeve ish-deputeti i ka thënë se nëse nuk i kthen paratë në pak kohë do ti nxjerrë familjen jashtë nga shtëpia që i kishte shitur.

Palët kanë debatuar mes tyre dhe më pas 20-vjeçari Kelmendi dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe ka ruajtur ish-deputetin duke e qëlluar mbrëmjen e 29 nëntorit afër banesës së tij në një lulishte pranë zonës së këmbimit valutor. Personi tjetër i arrestuar, shtetasi Marjan Kola 53 vjeç i cili u kap duke ikur në doganën e Morinës drejt Kosovës dyshohet se është bashkëpunëtor i 20-vjeçarit në vrasjen e ish-deputetit dhe ish-kryetarit të komunës Velipojë Pashko Ujka, i cili u qëllua me një plumb në pjesën e sipërme në shtyllën kurrizore që i mori jetën. Shtetasi Kristjan Kelmendi dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe pritet një konfirmim i fundit nga policia shkencore. 

S'KA KOMENTE