Vrasja e fierakut në Tiranë, arrestohet miku i vrasësit

Vrasja e fierakut në Tiranë, arrestohet miku i vrasësit

968
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit. Ne pranga ka rënë Myftar Pasha, 56-vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.Sipas policise mesohet se Pasha është shok me autorin e vrasjes së  Islam Myrtaj.

62-vjeçari Bacinovski e kishte rutinë të përditshme ecjen nga liqeni pasditeve me të birin. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur dhe më pas e ka ekzekutuar dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Ai është qëlluar me tre plumba, ndërsa në ato momente trupi ka rënë në shkurret poshtë pistës së vrapit. Viktima ka qënë i veshur me tuta sportive, në ngjyrë të zezë.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si shkak i një borxhi . Familjarët e viktimës pretendojnë se autorët u detyrohen një shume të mëdha parash. Vite me parë viktima Haxhiu i kishte dhënë një shumë parash babait të autoreve, dhe tani ua kërkonte bijëve duke i kërcënuar.

S'KA KOMENTE