Vrasja e çiftit Pasho/ Përgjimet e telefonit mund të zbardhin të vërtetën

Vrasja e çiftit Pasho/ Përgjimet e telefonit mund të zbardhin të vërtetën

1232
SHPËRNDAJE

Shqiptarja 36-vjecare, Elona Kalesha, e cila u arrestua për vrasjen e ciftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali do vijojë të mbetet pas hekurve. Gjykata në Firience ka marrë këtë vendim pasi vijojnë hetimet për vrasjen e dyfishte, mashtrimin dhe masakrimin e kufomave.

I vetmi person që dyshohet se ka kryer krimin e rëndë në nëntor të vitit 2015 është Elona Kalesha, e cila u kishte marrë edhe para ciftit Pasho. Trupat e tyre të masakruar në katër valixhe u gjetën rastësisht në Dhjetor të vitit 2020.

Avokatët e Kaleshas thanë se nuk ka ndonjë provë për ta fajësuar atë për vrasjen. Por prokurorja Ornella Galeotti ka ofruar prova dhe dokumente shtesë, raporton FanPage. Mes provave janë edhe përgjimet telefonike të dhjetorit, kur Elona nuk e dinte se ishte duke u përgjuar.

Kalesha po përpiqet të devijojë hetimet për ngjarjen, duke u përpjekur që të ngarkojë me përgjegjësi për krimin, djalin e çiftit, Taulantin, me të cilin ka përjetuar një romancë dashurie. Gjatë përgjimeve, thuhet se Kalesha është e shqetësuar për identifikimin nga gjurmët e ADN-së.

S'KA KOMENTE