Vrasja e biznesmenit fierak në Tiranë, detaje te reja

Vrasja e biznesmenit fierak në Tiranë, detaje te reja

587
SHPËRNDAJE

Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan hetuesit për identifikimin e Adrew Bodes, persnonit që është shpallur në kërkim si autor i vrasjes së Edmond Papës në një lokal në kryeqytet.

Referuar dosjes hetimore ,Bode është kujdesur të kryejë vrasjen në mënyrë që të mos identifikojhej nga kamerat e sigurisë, por ai është tradhtuar nga një takim që ka patur me Albano Velon, gjatë kohës që mbanin në vëzhgim lëvizjet e Papës.

Grupi hetimor refeëruar kamerave të sigurisë ka zbardhur një takim të zhvilluar pranë presidencës në zonën e ish-bllokut mes Andreë Bodes dhe Albano Velos, pasi këta të fundit kanë qënë në ndjekje të makinës me të cilën lëvizte Edmond Papa.

Për vrasjen e biznesmenin në pranga është vënë Albano Velo, si person që ka mbajtur në vzëhgim lëvizjet e viktimës, ndërsa Bode që dyshohet se ka qëlluar për vdekje është shpallur në kërkim. Sipas prokurorisë, Papa është ekzekutuar në shenjë hakmarrje pas vrasjes së Aleksander Sadikajt  qershorin e kaluar  nga shpërthimi me tritol në makinën me të cilën ai po udhëtonte.

Grupi hetimor ka dyshime se familjarët e Sadikajt po përgatiteshin për të marrë hak për vrasjen e të afërmit të tyre, ndërsa shkak për konbfliket është bërë prishja e pazareve të drogës.

S'KA KOMENTE