Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, arrestohet njëri prej autorëve

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, arrestohet njëri prej autorëve

473
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën  mbrëmjen e djeshme ku një 20-vjeçar është vrarë me thikë në afërsi të shkollës Partizani, nga dy bashkëmoshatarë të tij, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

I riu që ka humbur jetën në vendngjarje është Stiven Toshkesi, ndërkohë që për ngjarjen policia ka vënë në pranga 18-vjeçarin Ensi Maze.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Burime bëjnë me dije se është vënë në pranga 18-vjeçari Ensi Maze.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M”, njofton policia.

S'KA KOMENTE