Vrasja dhe plagosja e trefishtë në Fier, miku i viktimës bën postimin...

Vrasja dhe plagosja e trefishtë në Fier, miku i viktimës bën postimin prekës

6470
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e kësja të enjteje në Garunjas të Lushnjes, ku pas një konflikti mes kushërinjve humbi jetën 30-vjeçari Romeo Hasalla, dhe u plagosën babai dhe vëllezërit e tij. Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur dhe mesazhet prekëse të miqve të viktimës, ndërsa i riu ishte baba i dy fëmijëve.

Mesazhi i mikut te Romeo Hasalles

Si zakonisht ai së bashku me vëllezërit dhe të atin, i ishin drejtuar tokave të tyre, ku i prisnin kushërinjtë e sapokthyer nga Italia, të cilët i qëlluan me çifte, pas një sherri për pronën e mbjellë me ullinj nga familja e viktimës.

Kastriot dhe Afrim Hasalla, së bashku me 20-vjeçarin Marjus Hasalla, kishin marrë një zetor për të shkulur ullinjtë që ishin mbjellë nga të afërmit e tyre në një tokë e cila kishte qenë shtetërore, dhe më pas burim konflikti për familjet.

Policia mbetet ende në kërkim të tre autorëve, ndërsa në vendin e ngjarjes u sekuestrua arma e gjahut, e cila u përdor në krim.

S'KA KOMENTE