Vrasja dhe copëtimi i trupave të çiftit Pasho, Policia italiane vë në...

Vrasja dhe copëtimi i trupave të çiftit Pasho, Policia italiane vë në pranga ish-të dashurën e djalit të tyre

2844
SHPËRNDAJE

Policia në Itali ka srrestuar ish-të dashurën e djalit të çiftit Pasho, që u gjetën të masakruar në disa valixhe, pas më shumë se 5 vitesh nga vrasja e tyre. Elona Kalesha, 36 vjeç, e cila është me kombësi shqiptare jetonte prej disa vitesh me Taulant Pashon, djalin e çiftit që u gjetën të vrárë.

Ajo akuzohet për vrásje, fshehje dhe pòshtërime të kufomave të Shpetim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52, të cilët u zhdùkën në 2015 kur arritën në Firence me rastin e lirimit nga bùrgu të djalit të tyre Taulant, i cili u ndalua për tregti dròge.

Trupat e çiftit Pasho u gjetën në afërsi të bùrgut ku Taulanti vuajti dënimin për drògë, ndërsa ishin zhdùkur në ditën që përkonte me lirimin e tij nga qelia.

Trupat e Shpetim dhe Teuta Pasho, përkatësisht 54 dhe 52 vjeç në kohën e zhdùkjes, u gjetën javën e kaluar në katër valixhe në një fushë që kalon përgjatë autostradës Firence-Pisa-Livorno, në afërsi të bùrgut Solliçiano.

Sipas hetuesve trupat qëndruan në valixhe në ato fusha për muaj, ndoshta edhe me vite me radhë, të mbuluar me barëra të këqija dhe baltë

S'KA KOMENTE