Vranë dhe hodhën në rezervuar Drita Saliajn, ne Mallakaster ,burgoset përjetë Ervis...

Vranë dhe hodhën në rezervuar Drita Saliajn, ne Mallakaster ,burgoset përjetë Ervis Zotaj, pas hekurave edhe nipi me shokun tjetër

5135
SHPËRNDAJE

Në datën 5 janar 2020, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës u regjistrua një ngjarje tragjike. Në një rezervuar të këtij fshati u gjet e vrarë dhe e masakruar trupi i 50-vjeçares Drita Saliaj. Kjo e fundit u vra nga nipi i burrit të saj në bashkëpunim me dy shokët e tij. Krimi horror e cila është pranuar edhe nga tre të rinjtë ndodhi pasi ata kishin shkuar të merrnin para tek ajo, por pasi e ndjera kishte njohur nipin e burrit, të burgosurit tashmë të kësaj tragjedie e kanë masakruar të ndjerën Drita duke e masakruar e lidhur me litar.

E ndjera u gjet në rezervuar e pajetë me mbathje të hequra. Vrasja si nëpër filma ka bërë që gjykata të shpall fajtor dhe të dënojë tre personat e arrestuar për këtë ngjarje. Gjykata e Fierit, ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke dënuar me burgim të përjetshëm, Ervis Zotaj dhe me nga 17 dhe 14 vite burgim dy personat e mitur Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj. Kujtojmë se krimi fillimisht është treguar në policinë e Mallakastrës nga 18-vjeçari Luis Saliaj, nga ku më pas është bërë arrestimi i dy personave të tjerë, të cilët treguan vendin se ku e kishin hedhur trupin e pajetë të Drita Saliaj. Përpara se të vritej, e ndjera kishte pritur në banesën e saj tre autorët, ku njërin prej tyre Luis Saliaj e kishte nipin e burrit.

Autorët kanë ngrënë bukë së bashku me viktimën dhe më pas e kanë vrarë. Ngjarja është zbardhur më 6 janar 2020 nga dëshmia e shtetases M.Saliaj, dhe djali i saj Luis Saliaj 16-vjeç, pra nipi i burrit të së ndjerës. Nënë e bir denoncuan zhdukjen e Dritës, teksa akuzonin Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj, ndonëse Luisi ishte bashkë me ata. Pas dy ditëve, 8 janar 2020 ka qenë përsëri Luisi që ka pranuar krimin duke thënë se donte që të merrte vetëm paratë, por gruaja i ka njohur dhe aty doli situata jashtë kontrollit.

S'KA KOMENTE