Vodhi nje shume parash ne nje biznes ne FIER, prangoset 28 vjecari

Vodhi nje shume parash ne nje biznes ne FIER, prangoset 28 vjecari

3261
SHPËRNDAJE

Fier

Vodhi një shumë parash në një biznes dhe u largua, identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga menjëherë, 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo janë njoftuar se në lagjen “15 Tetori”, Fier, një shtetas kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe ishte larguar, kanë shkuar në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar të vjedhjes.

Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 28 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE