Vodhi 10 mln lekë ne FIER dhe kerkon lirine,familja e demtuar:“Mos e...

Vodhi 10 mln lekë ne FIER dhe kerkon lirine,familja e demtuar:“Mos e nxirrni, na kanë kërcënuar me varje”

1011
SHPËRNDAJE

Mundësia e daljes nga burgu të Renaldo Latifit, njëri prej autorëve të grabitjes së 100 milionë lekëve të vjetër dhe një automjeti në Levan, në maj të vitit 2017, ka sjellë reagimin e palës së dëmtuar. 

Floresha Kalemaj dhe familja e saj deklarojnë se ndjehen të kërcënuar, madje siç ka deklaruar vetë ajo, të terrorizuar. Ne denoncimine ne media ,Kalemaj shton se jetët e tyre janë në rrezik, pasi Latifi ka kërkuar lirimin me kusht. Gjatë gjithë kësaj kohe vetë autori i grabitjes por edhe familjar të tij, sipas Floresha Kalemaj, vazhdojnë ta kërcënojnë dhe për këtë ka bërë edhe denoncime në komisariat. 

Kalemaj i bën thirrje gjykatës të mos e lirojë këtë person, pasi ata janë të pambrojtur, ndërsa këtë kërkesë të sajën ia ka drejtuar me një letër edhe gjyqtares Matilda Shalla, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier. 

100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u grabitën në Levan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dënuan nga gjykata. Sipas të dëmtuarve, gjatë gjithë kësaj periudhe, autori Renaldo Latifi, dhe familjarë të këtij të fundit, i kërcënojnë, madje edhe me varje në mes të Levanit, vend ku ka ndodhur edhe vjedhja.

S'KA KOMENTE