Vodhën energji përmes ndërhyrjeve në matësa,12 te arrestuar

Vodhën energji përmes ndërhyrjeve në matësa,12 te arrestuar

826
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përshkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se 12 shtetas janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 7 qytetarë janë shpallur në kërkim.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. 

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Evidentohen 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike/Vihen në pranga 12 shtetas, procedohen penalisht 12 shtetas dhe shpallen në kërkim 7 të tjerë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/ Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë në varësi DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit H. D., A. Ç., L. K. dhe S. A., janë proceduar penalisht shtetasit Th. K., Sh. Rr. dhe B. L., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit K. S., A. Rr. dhe D. K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit D. B. dhe  A. Sh., si dhe shpallën në kërkim shtetasin N. H., 55 vjeç.

DVP Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit A. S. dhe L. L., si edhe proceduan penalisht shtetasen M. H. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u shpall në kërkim shtetasi L. A. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., 58 vjeç.

S'KA KOMENTE