Vlorë, gjendet i vdekur në pishinën e hotelit turisti polak 18-vjeçar

Vlorë, gjendet i vdekur në pishinën e hotelit turisti polak 18-vjeçar

344
SHPËRNDAJE

Një turist 18-vjeçar është gjetur i vdekur në pishinën e një hoteli në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se i riu polak ka qenë duke notuar me prindërit e tij, të cilët kishin dalë për të pirë cigare.

Në momentin që ata janë kthyer e kanë gjetur të riun në fund të pishinës.

Ambulanca e cila ka mbërritur në ambientet e hotelit ka konstatuar vdekjen e 18-vjeçarit.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

S'KA KOMENTE