Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosoves

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosoves

34
SHPËRNDAJE

Ka kaluar me sukses edhe raundi i dytë për zgjedhjen për President në Kosovë, ku në votim morën pjesë 82 deputetë.

Kandidatja Vjosa Osmani mori 67 vota pro, 11 vota dolën të pavlefshme, ndërsa kandidati tjetër, Nsuf Bejtja, mori 4 vota, ndryshe nga raundi i parë që nuk siguroi asnjë. 

Në sallë u paraqitën 84 deputetë. Gjatë seancës së sotme u paraqitën Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, të cilët dje kishin munguar në seancë.

“Kemi kuorum për të proceduar, meqë kemi në sallë 84 deputetë”, tha kryeparlamentari Konjufuca, i cili më pas nisi të thërriste me radhë emrat e deputetëve për të votuar.

Të pranishëm në seancë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, kabineti Qeveritar bashkë me kryeministrin Kurti, si dhe kandidatja për presidete, Vjosa Osmani.

E pranishme ishte edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila pas përjashtimit nga partia, do të jetë deputete e pavarur.

S'KA KOMENTE