Vjen reagimi nga PD per shpalljen ‘non grata’ ne SHBA te ish-kryeministrit...

Vjen reagimi nga PD per shpalljen ‘non grata’ ne SHBA te ish-kryeministrit Sali Berisha

286
SHPËRNDAJE

Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike, në lidhje me vendimin e DASH që shpalli ‘non grata’ në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. 

Ka qenë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ai që ka thyer heshtjen, duke postuar dy foto, ku shihen ish-kryeministri Sali Berisha me presidentin e SHBA-ve, George Bush si dhe kryeministri Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. 

Lajmi per shpalljen ‘non grata’ u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili shkruoi në një mesazh në “twitter” se Berisha dhe familja e tij u shpallen zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe iu ndalohet hyrja në SHBA.

“Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit.

S'KA KOMENTE