Vijon zjarri ne pyllin me pisha ne Gjorgos,Fier

Vijon zjarri ne pyllin me pisha ne Gjorgos,Fier

120
SHPËRNDAJE

Vijon prej ditesh tashme zjarri ne pyllin me pisha ne Gjorgos.

Edhe kete te shtune eshte aktivizuar serish vatra e zjarrit, duke u favorizuar edhe nga temperaturat e larta.

Perpara disa ditesh ne kete zone kodrinore te mbjelle me pisha ra zjarr duke krijuar vatra te shumta per shkak te terrenit te veshtire per te nderhyre por edhe favorizimit nga era.

Pas disa oresh, flaket u fiken dhe si pasoje e tyre qindra rrenje pisha mbeten te djegur por diten e sotme vatra eshte riaktivizuar perseri.

Edhe kete te shtune eshte njoftuar reparti zjarrfikes i fierit dhe forca te ketij te fundit jane nisur ne vendin e ngjarjes por terreni eshte i veshtire per te nderhyre.

Vatra ndodhet larg banesave por sjell dem ekomonik dhe mjedisor .

Ne ndihme te zjarrfikesve te fierit jane edhe ata te repartit te Patosit.

Ende nuk dihen shkaqet e renies se zjarrit .

S'KA KOMENTE