Vijon fluksi i hyrjeve të udhëtarëve në vendin tonë nga Porti i...

Vijon fluksi i hyrjeve të udhëtarëve në vendin tonë nga Porti i Durrësit

84
SHPËRNDAJE

Vijon fluksi i hyrjeve  të udhëtarëve drejt vendit tonë, për përballimin e të cilit tragetet në Portin e Durrësit po aplikojnë lundrime vajtje-ardhje(dopio-corse), nga e mërkura deri të dielën e çdo jave.

5 tragete pritet të mbërrijnë vetëm këtë të shtunë në Portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës, që pritet të sjellin rreth 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.

Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele në funksion për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoroteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë , mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë+ 8, 396 të huaj dhe 5343 automjete.

Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 pasagjerë (2, 037 shtetas shqiptarë+ 4, 229 shtetas të huaj ) dhe 2036 automjete.

S'KA KOMENTE