Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

843
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 49 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke vjedhur veshje në dyqanin e një qëndre tregëtare në Fier.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi E. R., 44 vjeç, banues në Patos, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan shtetasit

P. K., 48 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur.

B. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

V. D., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” i pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi T. V., 67 vjeç, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin, është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin D. J., 32 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital shtetasi T. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE