Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. B., 25 vjeç, banues në Seman i Ri, Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në magazinën e shtetasit N. H., 41 vjeç. Po punohet për kapjen e 25-vjeçarit.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.