Video/ Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, autori zbret nga motori dhe...

Video/ Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, autori zbret nga motori dhe niset drejt lokalit, 

219
SHPËRNDAJE

Një video e re është publikuar nga mediat greke ku tregon se si autori i vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë zbret nga një motor 200 metra larg kafesë teksa e shoqëronte edhe bashkëpunëtori i tij.

Në video, autori i dyshuar shihet në një motoçikletë të drejtuar nga bashkëpunëtori i tij. Siç shihet edhe në videon e një kamere biznesi, dy personat ndalojnë 200 metra larg kafenesë ku ishin ulur dy viktimat e sulmit. Kur makina ndalon, njeriu me të zeza zbret dhe niset drejt kafenesë në shesh.

Brenda dy minutash ai mbërrin në kafene ku ka qëlluar gjakftohtësisht dy burrat. Më pas del me vrap nga lokali duke lënë pas dy të vdekur dhe një grua të plagosur nga një plumb endacak.

Në fakt, në video duket se bashkëpunëtori i tij nuk e ka fikur motorin dhe duket sikur po e ndjek autorin deri në atë pikë sa do ta marrë pas ekzekutimit.

Sipas burimeve policore, efektivët e Departamentit të Vrasjeve kanë grumbulluar një sasi të madhe video-materiale dhe kanë hartuar arratisjen e dy të shpallurve në kërkim.

S'KA KOMENTE