Vetevritet me pistolete nje 13 vjecar

Vetevritet me pistolete nje 13 vjecar

17
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë.

Një fëmijë është qëlluar me armë, duke mbetur i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Novoselës.

Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Trupi i 13-vjeçarit, i identifikuar si M.A është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pranë një godine pak metra larg shtëpisë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.Sipas njoftimit te policise 13 vjecari kishte debatuar me prinderit per makinen qe kishte levizur pa leje dhe me pas ne kushte te depresionit ka kryer edhe vetevrasje.

Njoftimi i Policisë

Më datë 10. 09. 2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M. A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

S'KA KOMENTE