Vetëqëllohet me thikë në zemër 33-vjeçari , humb jetën në spital 

Vetëqëllohet me thikë në zemër 33-vjeçari , humb jetën në spital 

2190
SHPËRNDAJE

Një 33 vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Elbasanit pasi dyshohet se është vetëqëlluar me thikë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dylii Haxhire” në Elbasan ku shtetasi Sali Hajdari ka qëlluar veten me thikë në zemër.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Fatkeqësisht si pasojë e plagës ai ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE