Veteplagoset me thikë 22 vjecarja

Veteplagoset me thikë 22 vjecarja

863
SHPËRNDAJE

Një 22-vjeçare ka tentuar të vetëvritet me thikë në qytetin e Korçës.

Bëhet fjalë për një të re nga fshatin Orman i Maliqit, e cila është dërguar e plagosur në spital nga familjarët e saj.

Policia njofton se në orën 18:45, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, banuese në fshatin Orman, Pojan, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE