Vetedorezohet ne policine Fier , autori i vrasjes me thike te 16...

Vetedorezohet ne policine Fier , autori i vrasjes me thike te 16 vjecarit

584
SHPËRNDAJE

Rreth 3 orë pas vrasjes me thikë të 16-vjeçarit Denis Vrenozi në Fier është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar.

Mësohet se është dorëzuar në polici Florian Gega rreth 17 vjeç.

Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi Denis Vrenozi 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi Denis Vrenozi.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE