Vdekja e të riut/ Burimet nga spitali i Traumës hedhin poshtë versionin...

Vdekja e të riut/ Burimet nga spitali i Traumës hedhin poshtë versionin e AMP-së: Erdhi i pajetë te ne

147
SHPËRNDAJE

Ngelen ende mister shkaqet dhe rrethanat se si humbi jetën 32-vjeçari Lear Kurti. Ngjarja ndodhi para pak mesnate në komisariatin nr.3, pasi shoqërimit të tij në këto ambiente. Mesohet se policia ende nuk ka dalë në një konfirmim zyrtar mbi ngjarjen. 

Ndonëse si fillim u pohua nga ana e AMP-së se i riu ishte nisur drejt spitalit pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore, burime zyrtare nga spitali i Traumës konfirmuan se 32-vjeçari kishte mbërritur i vdekur në spital. Në raste të tilla, spitali nuk bën këqyrjen e personave që vijnë të pajetë në këtë institucion të kujdesit shëndetësor, por trupi i kalon morgut për ekspertizë mjeko-ligjore. 

Ndërkohë nga babai i viktimës eshte thene se ende nuk e dinë se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa e mësoi lajmin kur djali kishte ndërruar jetë. Nga dyshimet paraprake, mendohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

S'KA KOMENTE