Vdekja e personave me Covid edhe pas vaksinimit me dy doza, mjekja...

Vdekja e personave me Covid edhe pas vaksinimit me dy doza, mjekja e njohur ngre dyshime

230
SHPËRNDAJE
Albana Fico

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se ka persona që paguajnë për të marrë dokumentin e vaksinimit, ndërsa shtoi se s’kanë struktura të shumta për të gjurmuar këto raste. 

Ndër të tjera, Fico nënvizoi se distancohen totalisht nga këto raste dhe se nëse policia do të kërkojë ndihmën e tyre, ato do të jenë të gatshëm ta japin.

“Besoj se Instituti i Shëndetit Publik, nuk ka ndjekjen e rasteve kriminale të mos kryerjes së vaksinës dhe marrjes së një dokumenti. Nuk jemi as strukturë të këtij kapaciteti. 

Distancohemi të gjithë edhe ata që kanë përfunduar dje fakultetin e mjekësisë, distancohemi nga këto akte. Së pari ndikojnë në shëndetin e popullatës. Së dyti e rëndësishme është që pavarësisht çmimit, ne nuk kemi asnjë mënyrë për ta ndjekur këtë gjë. Nëse autoritetet na kërkojnë mbështetje për gjurmimin e këtyre rasteve, do të jemi aty pa hezitim”, tha Fico. 

Drejtoresha e ISHP pranoi se ka persona që kanë ndërruar jetë nga COVID-i, edhe pse i kishin bërë të dyja dozat e vaksinave, ndërsa i cilësoi si hipotetike zërat se ata mund të kenë vdekur sepse nuk e kanë aplikuar vaksinën dhe janë pajisur me dokumente fiktive. 

“Ka disa elementë në kohën që ne kalojmë që janë hipotetike deri në marrëzi. Sot e rëndësishme është që jemi të qartë se sa kemi të vaksinuar që kanë pësuar një fatalitet dhe është e pamundur në kohë pandemia, të kesh mundësi të kesh këtë gjë nëse ndonjëri prej atyre do të pësojë fatalitet, se kishte bërë gjoja vaksinë”, përfundoi drejtoresha e ISHP.

S'KA KOMENTE