Vazhdon ‘shkrirja’ e PD, Alibeajt i ikin kandidatët

Vazhdon ‘shkrirja’ e PD, Alibeajt i ikin kandidatët

334
SHPËRNDAJE

PD mbledh sot grupin parlamentar ku do të diskutohen detaje rreth fushatës për zgjedhjet e 14 majitJo në të gjitha bashkitë ka kandidatë për kryebashkiakë nga PD zyrtare ndërkohë që deri më tani janë plotësuar vetëm listat për këshillat bashkiakë.

I fundit që është tërhequr nga gara ka qenë Sandër Marku, kandidati që ishte diskutuar për bashkinë e Lezhës. Në dokumentet zyrtare të së hënës, rezultoi që nuk ishte pjesë e garës. Marku ka thënë se PD do të angazhohet në fushatë por jo për të kërkuar vota në favor të kandidatit të grupimit Berisha.

Ai ka thënë se fushata do të përfaqësohet tek kërkimi i votës sa i përket listës së këshillave bashkiakë dhe jo për të favorizuar kandidatin tjetër të grupimit tjetër. Në kuadër të këtyre tërheqjeve, pritet të diskutohet edhe ditën e sotme gjatë mbledhjes së grupit parlamentar

Të pranishëm në mbledhjen e sotme janë 10 deputetë si edhe kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.

Lista e deputetëve që janë mbledhur në mbledhjen e grupit parlamentar: 

1.Enkelejd Alibeaj
2.Gazment Bardhi
3.Arbi Agalliu
4.Lefter Gështenja
5.Andia Ulliri
6.Flutura Açka
7.Merita Bakiu
8.Eralda Tase Bano
9.Selaudin Jakupllari
10. Zheni Gjergji

S'KA KOMENTE