Uroi Ditën e Pavarësisë me foto të diktatorit Enver Hoxha, deputeti i...

Uroi Ditën e Pavarësisë me foto të diktatorit Enver Hoxha, deputeti i PS: Bujar Çelës i është vjedhur telefoni

103
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist, Bujar Çela, është vendosur në qendër të polemikave nga deputetët demokratë, pasi publikoi në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, një foto të flamurit shqiptar me portretin e ish-diktatorit Enver Hoxha. 

Me këtë foto, ai uronte Ditën e Pavarësisë. I pari që reagoi ishte Enkelejd Alibeaj i cili shkroi se ky veprim ishte përçarës dhe komunist. Mirëpo, një koleg i Çelës, deputeti Denis Deliu, ka thënë se telefoni i deputetit është vjedhur dhe mesazhet e shkruara nuk vijnë prej tij.

“Të nderuar deputetë! Deputeti Bujar Çela ka humbur telefonin dhe dikush po e përdor. Lutem mos ju përgjigjeni telefonatave ose mesazheve sapo kompania përkatëse celulare ta bllokojë dhe t’i kthejë numrin zotit Çela”, shkruan Deliu.

Pas këtij mesazhi, një replikë ka pasur deputeti Ervin Salianji. Ai thotë se ajo që deputeti Çela bëri ishte një fyerje, ndërsa shton se deputetët e mazhorancës të distancohen dhe mos e mbrojnë. 

“Mos e rëndoni pozitën tuaj dhe mos mbani qëndrime që tregojnë që si grup parlamentar keni të njëjtin qëndrim. Insistim i tij ishte kriminal, përçarës dhe i turpshëm. Mos tentoni të fyeni më tej jo vetëm këtë komision, por të gjithë qytetarët. Distancimi i menjëhershëm nga provokimi do të ishte minimalja si fillim, përjashtimi dhe distancimi nga akti i tij nuk e shpëton mendësinë e kësaj mazhorance, por së paku të tregoni që paska ndjeshmëri njerëzore tek disa prej jush, se tek drejtuesit tuaj vështirë se gjen”, shkroi Salianji.

S'KA KOMENTE