Ka nisur konferenca e përbashkët mes Kryeministrit Edi Rama me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e saj Von der Leyen u shpreh: Pas konferencës ndërqeveritare, do të nisë puna, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të dijnë detyrimet mbi traktatet dhe të gjitha marrëveshjet. Pika e dytë është që ne të jemi më të afërt në pikat kyçe, Shqipëria do të ketë fokus mbi emergjencat civile, tërmetet, BE do të jetë aty sa herë që të jetë e nevojshme.
Me Maqedoninë e Veriut do të nisim nga FRONTEX, që të gjithë kufijtë të jenë të monitoruar. Pika e tretë është që do të ketë një rritje të investimeve, në pika kyçe si energjia dhe transporti, që do të kthehet në punësime të reja. Kryeministër Rama, i dashur Edi, i dashur Dimitar, ju keni treguar lidership dhe durim, por sidomos në këto kohë ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat e BE.