Ulen bursat, Shqiperia akoma shet naften 40 leke me shume se ne...

Ulen bursat, Shqiperia akoma shet naften 40 leke me shume se ne periudhën para luftes

1305
SHPËRNDAJE

Nafta ka arritur nivelin më të ulët në bursë të regjistruar që prej nisjes së konfliktit Rusi –Ukrainë. 

Një fuçi naftë po shitet në bursë me 94 dollarë pasi është shtuar prodhimi i naftës për shkak të frikës nga recensioni ekonomik dhe si një masë për të frenuar inflacionin.

Në Shqipëri çmimi i naftës vijon të mbetet 40 lekë më i shtrenjtë nëse e krahasojmë me periudhën e para luftës.Ulet në nivel rekord çmimi i naftës në bursa. Tashmë një fuçi naftë po shitet nën 94 dollarë i cili rezulton se është niveli më i ulët i regjistruar që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë.

Ulja e çmimit të naftës ka ardhur si pasojë e shtimit të prodhimit nga OPEC me gati 100 mijë fuçi në ditë. Ky vendim ka ardhur pas frikës për rritje të mëtejshme të nivelit të inflacionit dhe një recesioni tjetër ekonomik pas atij të COVID.

Nafta ishte rritur në mbi 120 dollarë për fuçi në fillim të vitit. Një rikthim i papritur i kërkesës pas pandemisë COVID-19 përkoi me ndërprerjet e furnizimit që rrjedhin nga sanksionet ndaj prodhuesit kryesor Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

OPEC-u, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë treguar të gatshme të ofrojnë një “rritje të konsiderueshme” të prodhimit të naftës nëse bota përballet me një krizë të rëndë furnizimi këtë dimër.

Por pavarësisht uljes së çmimit të naftës në bursë në Shqipëri një litër naftë vijon të shitet më shtrenjtë se periudhën para agresionit rus në Ukrainë.

Vendimi i fundit ka përcaktuar se një litër naftë do të shitet me 221 lekë i cili rezulton se është 40 lekë më shtrenjtë se çmimi me të cilin nafta shitej në vend në muajin shkurt.

Në shkurt një litër naftë shitej 180 lekë për litër.

VENDIMI I BORDIT 2 GUSHT

Nafta 221 lekë litri

Benzina 207 lekë litri

Gazi 81 lekë litri

ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË DHE SHQIPËRI

PARA 18 SHKURT

94 dollare 180 lekë

SOT

94 dollarë /220 lekë

S'KA KOMENTE