Udhëtonte me të birin, nëna humb kontrollin e mjetit, vdes 3-vjeçari

Udhëtonte me të birin, nëna humb kontrollin e mjetit, vdes 3-vjeçari

392
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri është regjistruar në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Oltja Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka prerë rrugën makinës. Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje are. 

Për pasojë fëmija i saj ka marrë plagë të renda. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur të mbijetojë. Mesohet se 38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjak, 6-muajshe. Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore. Aktualisht 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

S'KA KOMENTE