Ndonëse i ri në moshë, pas 27 viteve të Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë sot në Tiranë në një atentat me eksploziv fshihen ngjarje të rënda dhe krime kundër jetës.
I skeduar në policinë shqiptare dhe i akuzuar për disa krime, por duket se e kaluara e errët e tij nuk është shkruar vetëm brenda kufijve të Shqipërisë.
Mësohet se Sadikaj është i akuzuar për vrasje në vendin fqinj në Greqi. 27-vjeçari akuzohet për një krim të ndodhur 6 vite me parë në Athinë dhe dyshohet se vrasja është kryer nga Sadikaj për prishje të pazareve të drogës.