U vra nga burri ne Greqi ,përcillet për në banesën e fundit...

U vra nga burri ne Greqi ,përcillet për në banesën e fundit 31 vjecarja shqiptare

181
SHPËRNDAJE

31-vjeçarja Anisa Shehu, viktimë e një sulmi makabër nga bashkëshorti i saj, është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore është mbajtur këtë të hënë në varrezat e Dhafnit në Athinë, nën masa kufizuese ndaj covid, ku familjarë dhe të afërm të viktimës janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit 31-vjeçares.

Figurë tragjike e kësaj ngjarje është fëmija i mitur i familjes, që tashmë do të rritet pa mama, ndërsa babai i tij pritet të përballet me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, detaje tronditëse të kësaj ngjarje që shokoi mbarë opinionin po dalin në pah çdo ditë.

Top Channel ka mësuar se viktima fillimisht është goditur fortë me grusht në fytyrë dhe trup. Shenja të goditjeve janë prezent në fytyrë, brinjë dhe në këmbët e viktimës.

Mjeku ligjor konstatoi dëmtime të rënda prej dhunës fizike mbi viktimën në kohën që ajo ka qenë ende gjallë, ndërsa dyshohet se autori pasi e ka rrahur, me gjasa viktima ka qenë në gjendje të fikti, ndaj edhe nuk ka reaguar për tu mbrojtur në kohën që është goditur me thikë.

Ndërsa ka dyshime të forta se autori e ka përdhunuar viktimën përpara se ti presë fytin me një thikë profesionale kuzhine që e kishe sjellë enkas nga lokali që kishte në pronësi.

S'KA KOMENTE