Policia kufitare e Durrësit ka ndërhyrë duke gjobitur drejtuesin e mjetit lundrues “Jet ski” që rrezikoi jetën e pushuesve me manovra të rrezikshme në zonën e ndaluar.
25 vjeçari, E.T u gjobit me shumën prej 10 mijë lekësh. Ndërsa u bë edhe sekuestrimi i mjetit të tij lundrues pasi i mungonte dokumentacioni përkatës.