U qëllua me armë zjarri në dorë, zbulohet identiteti i të plagosurit

U qëllua me armë zjarri në dorë, zbulohet identiteti i të plagosurit

861
SHPËRNDAJE

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore. Mesohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Djego Hanaj dhe se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, para pallatit ku banon 37-vjeçari, i cili dyshohet se është plagosur në dorë me armë zjarri.

Hanaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

S'KA KOMENTE