U publikuan fotot me Myftar Lumneshin që Bardhi e akuzoi si person...

U publikuan fotot me Myftar Lumneshin që Bardhi e akuzoi si person me precedent kriminalë reagon Basha

286
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi duke folur me emra, tha ses sipas tij shtetasi Myftar Lumneshi ishte një prej personave me precedent kriminalë të cilët e shoqëronin Berishën.

Pak momente më vonë u publikuan edhe fotot ku Lumneshi siç duket kishte qenë një person shumë i afërt me Bashën dhe madje edhe mik familjar duke parë se kishte foto edhe me bashkëshorten e kryedemokratit në një miting të PD.

Ndërsa pasi u pyet në lidhje me këtë fakt, Basha u mundua të justifikohej duke thënë se politikanët mund të bënin foto edhe me persona të cilët nuk i njihnin duke mohuar kështu në njëfarë mënyre që Lumneshin ta njihte personalisht. 

Lulzim Basha: Kemi bërë publike atë që shqeu derën, kemi zbuluar që është i dënuar në Angli, ka pasur disa të tillë brenda oborrit të PD. Dua ta izoloj partinë nga këta persona. Bardhi publikoi një tjetër person që gjendet në listën e B-9, grup i strukturuar kriminal. Disa prej këtyre paskan foto me mua? Politikanët bëjnë foto me shumë persona, dhe që nuk i njohin. Por cili është politikani që i përdor? Berisha i përdor

S'KA KOMENTE