U propozua për president, Begaj mesazh para votimit në parlament: Nënshkrova kërkesën...

U propozua për president, Begaj mesazh para votimit në parlament: Nënshkrova kërkesën për dorëheqje nga detyra që mbaj aktualisht

75
SHPËRNDAJE

Bajram Begaj ka publikuar një mesazh para votimit të tij si president në seancën plenare të orës 18:00:

“Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtort, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë që kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm”.

S'KA KOMENTE