Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në komisariatin e policisë nr.3 në rrugën “Mine Peza”, ku pas një debati mes tyre, njëri prej efektivëve të policisë ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij qe me pas ka ndrruar jete ne spital
I plagosur ka mbetur efektivi, Caush Saliasi i cili është dërguar me urgjencë në sallën e operacionit ndersa ka nderruar jete.
Ndërsa autori, efektivi Ludian Zaimi është brenda ambienteve të komisariatit ku ndodhi ngjarja.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sallën e mbledhjeve. Sipas burimeve , sherri brenda në komisariat mes dy kolegeve ka nisur per motive te dobeta e më pas është përdorur arma e zjarrit.